Shuhet Ben E. King, i famshmi i “Stand By Me”

Kultura

Shuhet Ben E. King, i famshmi i “Stand By Me”

Më: 1 maj 2015 Në ora: 16:19

Një ndër emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës Soul dhe R&B, Ben E. King, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar edhe prej mikut të tij më të ngushtë, Gary US Bonds. “Ishte një njeri i mrekullueshëm me të cilin pata nderin dhe mundësinë që të punoj dhe ta thërrisja shok për më shumë se 50 vjet”- shkruan ai.

Lindur me emrin Benjamin Earl Nelson ai do të niste karrierën muzikore në vitet ’50 si pjesë e bandës “The Drifters”. Famën do ta prekte në vitin 1961 me këngën e famshme “Stand By Me”, një këngë që për vite me radhë do të qëndronte në vendet e para të klasifikimeve në SHBA dhe Britani.

Vitet e fundit, King iu përkushtuar tërësisht bamirësisë përmes fondacionit “Stand By Me”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat