Vazhdon mbretërimi i “Furious 7″

Kultura

Vazhdon mbretërimi i “Furious 7″

Më: 28 prill 2015 Në ora: 00:33

Filmi “Furious 7″ nuk ka të ndalur as këtë javë në arkën filmike amerikane dhe kanadeze, kësaj radhe duke rrëmbyer 18.2 milionë dollarë, për ta plotësuar shifrën e fitimeve globale deri në 320 milionë dollarë.

Këtë javë, “Furious 7″ ka lënë prapa filmin “Paul Blart: Mall Cop 2″, i cili arriti të mbledhë 15.5 milionë dollarë, përkundër disa kritikave. Në pozitën e tretë është filmi “Age of Adaline” me protagoniste Blake Lively, që fitoi 13.4 milionë dollarë.

Në vendin e katërt është radhitur filmi i animuar “Home” me 8.4 milionë dollarë, kurse filmi i zhanrit horror, “Unfriended”, kapi shifrën e 6 milionë dollarëve, për ta përmbyllur kështu top pesëshen.

Pritet që fundjavën e ardhshme gjithçka të ndryshojë, me lansimin e filmit të zhanrit fantazi, “Avengers: Age of Ultron”, i cili është parashikuar të kapë shumën e 200 milionë dollarëve, duke nisur kështu sezonin veror të kinemasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat