Bahtiri takoj drejtuesit e OJQ-së “7 Artet”

Kultura

Bahtiri takoj drejtuesit e OJQ-së “7 Artet”

Më: 27 prill 2015 Në ora: 16:34

Drejtues të OJQ “7 Artet”, e kanë njoftuar kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, me disa projekte që kanë në plan t’i realizojnë në rajonin e Mitrovicë, me ç’rast kanë kërkuar ndihmën e Komunës dhe vet kryetarit Bahtiri.

“Qëllimi i këtij takimi është që të ju njoftojmë me aktivitetet tona dhe të ju ftojmë që të jeni pjesë e projektit që do ta realizojmë këtë vit, përmes së cilit Mitrovicën e njohur si një qytet i ndotur, ta shndërrojmë në qytet të gjelbër”, tha menaxherja e projektit, Kumrije Kelmendi-Aliu.
Drejtori i organizatës, Lulzim Hoti, ka rikujtuar projektin që është realizuar vitin e kaluar me ngjyrosjen e disa hapësirave në qytet, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit me komunën edhe më tutje. “Duke parë që Mitrovicës po i duhet vetëdijesim për ruajtje të ambientit, një nga aktivitetet e projektit tonë ka të bëjë me krijimin e shtatë ekipeve nëpër shkolla që do të realizojnë projekte për gjelbërim, pastaj shfaqja e filmave dokumentar ku do të promovohen aktivitetet lidhur me gjelbërimin, koncerte etj”, tha Hoti.
Gjatë takimit u bisedua edhe për aktivitete tjera që planifikohen të realizohen gjatë verës, me ç’rast drejtuesit e “7 Arteve”, kërkuan përkrahjen e Komunës dhe kryetarit Bahtiri, duke ditur se vjen nga një shtet i njohur për ruajtjen e ambientit.
Kryetari Bahtiri tha se parimisht i mbështet projektet e tyre, por në aspektin material , ka vështirësi pasi që janë bërë planifikimet buxhetore. Megjithatë, tha ai, do të shqyrtohen mundësit për mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat