​Fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë u gëzohen kinemasë

Kultura

​Fëmijët e organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë u gëzohen kinemasë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:09

Në Kino ABC, rreth 20 fëmijë patën mundësinë të kalojnë një pasdite të këndshme me filmin e animuar “HOME” i cili është në 3D.

Për rreth 2 orë fëmijët u argëtuan me personazhet e filmit që provonin ta shpëtojnë planetin tonë.

Për shumicën kjo ishte hera e parë që vizituan kinemanë gjë që atyre u ofroi një kënaqësi të veçantë. Duke pirë pijet dhe duke ngrënë chips, që u ishin ofruar atyre, ata ishin fokusuar që t’u mos humb asnjë moment nga filmi i animuar, i cili pati shumë momente me humor që i bëri ata të qeshnin me zë të lartë.

Pas shfaqjes së filmit ata dolën të ngazëllyer duke diskutuar me njëri tjetrin ngjarjet që ndodhën gjatë filmit. Një nga fëmijët u shpreh se ishte një përjetim shumë i mirë, të cilën e tregoi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. “Shpresoj të vijë prapë dhe të shoh ndonjë film tjetër sepse më pëlqeu shumë”.

Një nga edukatoret e kësaj organizate pas shfaqjes së filmit u shpreh shumë falënderuese për këtë ngjarje. Sipas saj kjo ishte hera e parë për fëmijët që të vizitojnë kinemanë dhe se pas bisedës që kishte me fëmijët, ajo kuptoj se sa të gëzuar ishin fëmijët që e patën këtë mundësi.

Gjatë muajve në vijim në planifikimin e MDA-së janë edhe shume aktivitete të ndryshme ku do të përfshihen fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Këto aktivitetet do të vazhdojnë me vizita në kinema, teatër, lojëra sportive, pikniqe etj. Poashtu në programin e CSR të MDA-së janë edhe studentët e universitetit të Prishtinës ku për ta do të organizohen trajnime dhe ligjërata të ndryshme.

Që nga viti 2012, MDA ka krijuar fondin për promovimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatave që t’ju mundësohet bizneseve te ndryshme që të dhurojnë fonde për projektet e shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat