​“Doruntina” rishfaqet pas 7 vjetësh në Nju Jork

Kultura

​“Doruntina” rishfaqet pas 7 vjetësh në Nju Jork

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:02

Drama “Doruntina” rikthehet pas 7 vjetësh me një version të ri në teatrin Interart në qytetin e Nju Jorkut dhe në teatrin Emelin në Weschester.

Kjo shfaqje është një bashkëprodhim i Teatrit ODA dhe “Blessed Unrest” në Nju-Jorku, dhe trupa e saj përbëhet nga katër aktorë amerikanë dhe katër aktorë shqiptarë.

Drama bazohet në romanin, “Kush e solli Doruntinën”, të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, trajton temën e familjes, dashurinë e ndaluar dhe fuqinë e premtimit, besës shqiptare. Drejtuesit e Teatrit Oda dhe kompanisë teatrale Blessed Unrest, shpresojnë që tema e trajtuar në dramë, do të tërheqë një numër të madh artdashësish amerikanë.

“Doruntina” , do të vazhdojë të shfaqet deri më 10 maj ndërsa më herët është shfaqur edhe në Teatrin ODA në Prishtinë. Shfaqja është shkruar nga Matt Opatrny dhe Lirak Çelaj, me regji të Jessica Burr dhe Florent Mehmetit.dorentina

Një martesë që i kundërvihet traditës, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që ngrihet nga varri. E frymëzuar nga një legjendë shqiptare, “Doruntina” është një përrallë mitologjike e bazuar te besa e familjes, dashuria e ndaluar dhe fuqia e një premtimi që nuk mund të thyhet kurrë.

Ky bashkëpunim i dy shtëpive teatrale është bërë në vitin 2007-të me njërin nga teatrot e Neë York-ut, ndërkaq këtë vit ODA prezantohet me shfaqjen “Doruntina”, e cila është bërë edhe më herët, ndërsa tani do të ketë disa ndërrime të aktorëve.

Në këtë shfaqje luajnë: Ilirë Vinca Çelaj, Kevin Chu, Eshref Durmishi, Nëntor Fetiu, Njomëza Ibraj Fetiu, Tatyana Kot, Poppy Liu, and Nathan Richard Wagner.

Shfaqja “Doruntina” do të jetë shfaqje në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze.

Është e rëndësishme së pari për këtë pjesë të diasporës që gjendet në New York të shohin një vepër që është e frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë e që ka për bazë një prej miteve kryesore në letërsinë shqiptare siç është miti i Konstandinit dhe Doruntinës si dhe besa shqiptare që është njëra ndër vlerat kryesore në kulturën shqiptare.

Një martesë që e refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që e sfidon varrin. Inspiruar nga legjenda shqiptare siç është e shkruar nga Ismail Kadare, “Doruntina” është një rrëfim mitik i dashurisë së ndaluar dhe rrezikut të Besës që nuk mund thyhet kurrë.

Teatrin “ODA” ka bërë një urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organizimi është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat