Filharmonia sjellë dirigjent dhe pianiste të njohura në Kosovë

Kultura

Filharmonia sjellë dirigjent dhe pianiste të njohura në Kosovë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:25

Filharmonisë së Kosovës do të mbajë nesër një koncert në Prishtinë, ku do të luhen tri vepra të drejtuara nga dirigjenti vietnamez Le Fi Fi. Ndërkohë, mysafiret pianiste janë Florita Dërgutin dhe Nadejda Vlaeva.

Kështu bëri të ditur drejtori i Filharmonisë së Kosovës,Baki Jashari në një konferencë për media, ku tha se për herë të parë janë tri pjesë që do të luhen për publikun kosovar.

Jashari: Koncerti me tri vepra

“Fillimisht do të kemi një koncert për piano dhe orkestrën adur të Mocartit që do ta luaj Florida, më pas kemi koncertin për piano, po ashtu në adur të kompozitorit Franz Liszt, dhe solisten e kemi Nadejda Vlaeva dhe në fund orkestra simfonike do të prezantohet me një vepër orkestrale të kompozitorit Rachmaininoff, bëhet fjalë për vallet simfonike”, ka thënë ai.

Edhe mysafirët falënderuan organizatorët duke thënë se do të jetë koncert i veçantë, pasi që drejtohet nga kompozitori me famë botërore.

Pianistet e reja dhe mjaft të suksesshme janë Florita Dërgutin, kosovare që jeton dhe vepron në Gjermani, kurse, Nadejda Vlaeva, jeton dhe vepron në SHBA.

Koncerti vjen si rrjedhojë e bashkëpunimin tradicional të Filharmonisë me Chopin Piano Fest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat