“E drejta e autorit”, konkurs me studentët: Bashkë kundër piraterisë

Kultura

“E drejta e autorit”, konkurs me studentët: Bashkë kundër piraterisë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:14

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit organizoi një konkurs me studentë të gjithë shkollave të sistemit universitar për njohuritë mbi të drejtën e autorit dhe çështjet e piraterisë.

Drejtori i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Evien Dako tha se informimi dhe edukimi i të rinjve për pronësinë intelektuale, ka impakt në uljen e nivelit të piraterisë.

“Ne duhet të jemi të bashkuar në luftën kundër piraterisë sepse asgjë që nuk mund të ndodhë, nuk mund të ndodh vetëm nga mbajtësit e të drejtës të autorit apo edhe nga vet institucionet e shteteve”, u shpreh Dako.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku tha se mbrojtja e të drejtës të autorit nga pirateria i shërben dijes.

“Në qoftë se e keqpërdorim të drejtën e autorit me shumë gjasa do të kemi më pak prodhim dhe sa më shumë ndajmë nga kjo dije edhe sa më shumë të bëjmë për ta sistemuar dhe këtë çështje besoj se mund të ndihmojmë në mënyrë që ndoshta nuk ndjehet aq shumë saç mund të bëjmë kur nuk lejojmë që njerëzit të vjedhin energjinë, është po aq në mos më e rëndësishme”, tha Mazniku.

Në përfundim të aktivitetit, studentët e akademisë të arteve prezantuan një dokumentar për pronësinë intelektuale dhe pasojat e piraterisë te individi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat