Publikohen datat e dy filmave të ardhshëm të sagës ‘Fifty Shades of Grey’

Kultura

Publikohen datat e dy filmave të ardhshëm të sagës ‘Fifty Shades of Grey’

Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:35

Më në fund janë zbuluar edhe datat e serive të ardhshme të filmit ‘Fifty Shades of Grey’.

Seria e dytë me titull ‘Fifty Shades Darker’ do të publikohet në kinematë botërore më 10 shkurt 2017, ndërsa seria e tretë ‘Fifty Shades Freed’, më 9 shkurt 2018.

Datat, të cilat përkojnë pranë festës së Shën Valentinit, janë bërë publike në eventin ‘CinemaCon’, në Las Vegas.

Dy personazhet kryesorë: Jamie Dornan, i cili luan rolin e miliarderit Christian Grey dhe Dakota Johnson, e cila luan rolin e të dashurës së tij Anastasia Steele, janë akoma në negociata për t’ju bashkuar dy pjesëve të mbetura të filmit të famshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat