Përkthimet letrare si diplomaci kulturore

Kultura

Përkthimet letrare si diplomaci kulturore

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:39

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar Ditës ndërkombëtare të librit , sot në Qendrën informative dhe kulturore të BE-së u mbajt konferenca përmbyllëse, në të cilën u diskutua për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i shoqërisë për rëndësinë e botimit dhe krijimin e vlerave për të cilat kjo shoqëri ka nëvojë shumë.

Përkthimet letrare si diplomaci kulturore

Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar Ditës ndërkombëtare të librit , sot në Qendrën informative dhe kulturore të BE-së u mbajt konferenca përmbyllëse, në të cilën u diskutua për përkthimet letrare si diplomaci kulturore. Qëllimi i kësaj konference ishte vetëdijesimi i shoqërisë për rëndësinë e botimit dhe krijimin e vlerave për të cilat kjo shoqëri ka nëvojë shumë.

Shkrimtarja angleze Elizabete Gowing paraqiti përshtypjen se njerëzit në Kosovë, për dallim nga vendlindja e saj, nuk lexojnë. Ajo tha se kur shkon në vendlindje, në Angli, në momentin kur hip në autobus, i sheh të gjithë njerëzit duke lexuar, ndërsa kur vjen në Kosovë, qoftë në aeroplan, në aeroport apo edhe në autobus, të gjithë njerëzit flasin me njëri-tjetrin, gjë që, sipas saj, lë të kuptohet se në Kosovë njerëzit nuk lexojnë.

Problemi është që shkrimi si shkrim nuk ekziston pa lexim, e faktikisht ne duhet të thellohemi nëse dëshirojmë të promovojmë botimet në Kosovë, duhet të promovojmë edhe leximin në Kosovë. Nuk mund të fajësojmë ministritë për leximin edhe për botimin, për faktin sepse të gjithë ne si lexues duhet të merremi me kulturën, të blejmë libra, të vizitojmë bibliotekën, të shkëmbejmë libra, duhet t’i mësojmë fëmijët të merren me librin, sepse shumë pak familje e kanë traditë t’i lexojnë librin fëmijës dhe për këtë arsye fëmijët nuk e kuptojnë kënaqësinë e librit” , tha Gowing.

Shkrimtari Albatros Rexhaj tha se përkthimi, depërtimi i letërsisë sonë në botën e jashtme , është në interes të secilit artist individualisht, por edhe në interes tonin si shtet i ri dhe si një pjesë e trungut kulturor shqiptar. Ne si Kosovë, sipas tij, jemi shtet i pavarur, megjithatë kulturalisht jemi pjesë e trungut kulturor shqiptar, sepse nuk ekziston letërsi e Kosovës, porse ekziston letërsi shqipe e cila kultivohet në Kosovë.

“Përkthimi si përkthim nuk ka ndonjë vlerë të madhe, sepse tregu i jashtëm është shumë i madh dhe kush do të merret tani me një vepër të një autori, qoftë ai edhe autor me vlera monumentale, nëse vetëm është përkthyer dhe në këto raste gjithmonë shikojnë vetëm nga shkrimtarët. Shkrimtarët në këto raste kanë më së paku rol dhe kanë më së paku përgjegëjsi. Unë kam ardhur këtu me dy ide, e para është se duhet të angazhojmë përkthyes të cilët duhet t’i paguajë shteti dhe të cilët do të kenë punë që t’i përkthejnë veprat, sepse nuk është punë e shkrimtarit ta ndjekë përkthyesin dhe e dyta shteti përveç përkthimit duhet të angazhojë edhe agjentë letrarë” , tha Rexhaj

Ndërsa Ndue Ukaj e kundërshtoi shkrimtarin Rexhaj, duke thënë se përkthimi është shumë i rëndësishëm sepse po të mos ishte përkthimi ne nuk do të mund t’i lexonim veprat e letërsisë botërore të shkrimtarëve të mëdhenj.

“Ajo që i mungon veprimtaris tonë është ekzistimi i një instituti të përkthimeve në Kosovë i përkthimeve shqipe, i cili do të duhej ti identifikonte përkthyesit e mundshëm potencial dhe këta pastaj sigurisht me projekte të ndryshme do të mund ë përfitonin ede nga MKRS apo edhe nga institucionet tjera kulturore që interesohen për përkthimin e letërsisë” tha Ukaj.

Tryeza e sotme, me temë “Përkthimi si diplomaci kulturore”, përmbylli aktivitetin njëjavor të Qendrës Informative dhe Kulturore të Zyrës së BE-së në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Librit. Në kuadër të kësaj, u organizuan një sërë manifestimesh, si ekspozitë, lexime letrare, punëtori me nxënës dhe debate mbi tema të ndryshme nga sfera e letërsisë dhe artit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat