“Sonata”, pranohet edhe në Illinois të Amerikës

Kultura

“Sonata”, pranohet edhe në Illinois të Amerikës

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:19

Filmi “Sonata”, me regji të Durim Kryeziut dhe skenar të Ben Apollonit është pranuar në festivalin e filmit të studentëve në Illinois University në Amerikë. Kështu ka bërë të ditur vetë regjisori në rrjetin e tij social në Facebook.

Filmi “Sonata” ka marrë shpërblimin “Honorable mention” në festivalin e San Francisco Film Aëards‏. Ky shpërblim u jepet filmbërësve që kanë potencial dhe duan t’i inkurajojnë që të vazhdojnë të bëjnë filma. Filmi paraprakisht ka marrë pjesë në pesë festivale, dhe në shumicën e tyre është ndarë edhe me çmime.

”Sonata” është film i bazuar mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leo Tolstoy, ”Sonata e Kruizerit”.
Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini.Kultplus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat