Sonte do të nis PriFest in Exile

Kultura

Sonte do të nis PriFest in Exile

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:18

Edicioni i shtatë i PriFest – Prishtina International Film Festival do të nis sonte në Tiranë, si shenjë proteste për mosmbështetje nga ana e MKRS-së, ku edhe për këtë arsye ka bërë lëvizjen nga Prishtina në Tiranë. Festivali do të mbahet vetëm për dy ditë në Tulla Culture Center, pikërisht më 24 dhe më 25 prill.
Ne Tirane ky festival vjen ne format te shkurtuar prej dy ditesh duke sjellur disa projeksione filmash ne Kinema Millenium dhe ne Tulla Culture Center. Festivali do te hapet sot ne oren 19.00 me projeksionin special te filmit “Tri dritare dhe nje varje” na regjisori kosovar, Isa Qosja, nderkohe ne oren 20.00 ne Tulla Culture Center do te shfaqen filmi estonian i metrazhit te mesem dhe filmi artistik i regjisores Jasmila Zbanic “Ishulli I dashurise”. Ne diten e dyte festivali do te kete nje konference per media ne oren 12.00 ne hapsirat e Kinema Millenium kushtuar filmit “Tri dritare dhe nje varje” ku prezent do te jete ekipi i filmit, dhe pas kesaj konference do te vazhdoje programi me edicionin special te PriFORUM, platformes regjionale te industrise se filmit e cila kete vit zhvillohet me temen “Festivalet e filmit – impakti dhe rendesia e tyre per zhvillimin e kinematografise se nje shteti dhe imazhit te tij”. Ne kete forum do te kete pjesemarres nga rajoni dhe mysafire special do te jete producenti Cedomir Kolar, fitues i Oscar me filmin “No men’s land” si dhe producentja nga Afrika e Jugut, Cheryl Johnson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat