‘Mitrovica Guide’, peticion për kthimin e veprës artistike

Kultura

‘Mitrovica Guide’, peticion për kthimin e veprës artistike

Më: 24 prill 2015 Në ora: 12:20

OJQ "Mitrovica Guide", në formë të një peticioni në rrjetet sociale i fton të gjithë qytetarët mitrovicas që të mbështesin nismën e kthimit të veprës artistike e bashkëkohore që simbolizon qytetin e Mitrovicës, e cila për dekada me radhë ka qenë e vendosur në hapësirë publike e që sot nuk dihet fati i saj.
Lexoni tekstin e plotë më poshtë:

“Duke parë shqetësimin e vazhdueshëm të qytetarëve, të cilët nuk po arrijnë ta harrojnë njërën prej veprave artistike e mjaftë bashkëkohore që qe vendosur në hapësirë publike për dekada me radhë, e që sot nuk dihet fati i saj , OJQ "Mitrovica Guide", iu fton që ta mbështesni këtë nismë, si formë peticioni të cilin do ua dërgojmë institucioneve relevante në qytetin e Mitrovicës.

Ne nuk mbrojmë veprimet e pushteteve që kaluan historikisht nëpër këto troje, por mbrojmë veprat artistike e të trashëgimisë kulturore të cilat na kujtojnë ato kohëra të vështira të historisë sonë.

Bashkohuni edhe ju për të mos qenë bashkëfajtorë të zhdukjes së gjurmëve e veprave artistike që vite më parë simbolizonin Mitrovicën.

Institucionet relevante, përfshirë Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, duhet të jenë prijës dhe përgjegjës për rikthimin e saj, apo edhe për ri-punimin e saj, në rast se vepra origjinale është dëmtuar.

Në momentin që arrihet numri i dëshirueshëm, ne do kontaktojmë institucionet relevante dhe do iu mbajmë të informuar rreth vendime që do marrin.

Sheshi i ri në Mitrovicë, (kudo që e përcaktojnë organet kompetente) meriton ta ketë këtë skulpturën e metaltë me minatorët dhe librin në krye”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat