Përurohet në Milano romani i Fatos Kongolit 'Jetë në një kuti shkrepësesh'

Kultura

Përurohet në Milano romani i Fatos Kongolit 'Jetë në një kuti shkrepësesh'

Më: 23 prill 2015 Në ora: 21:50

Romani i Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi), i sapobotuar në italisht, pati këto ditë një përurim të veçantë në Festivalin e Letërsisë, organizuar për herë të parë në vilën “Borromeo d`Adda”, në Arcore, Milano.
Veprimtaria, me pjesëmarrjen, ndër të tjera, të 28 shkrimtarëve vendas dhe të huaj, do të vazhdojë deri më 13 maj 2015.
Më 18 prill, dita e parë e Festivalit, u hap pikërisht me paraqitjen e romanit të Kongolit nga koordinatori i Festivalit Alberto Moioli, personalitet i njohur i kulturës në Itali, si dhe nga botuesi i librit, Luigi Rubbettino.
Para një publiku të shumtë që mbushte sallën e madhe të vilës “Borromeo d`Adda”, ku merrnin pjesë edhe shqiptarë me banim në Itali, folësit vlerësuan lart veprën dhe autorin e saj, tashmë i njohur për lexuesit italianë përmes një vargu romanësh. Në fund Kongoli iu përgjigj pyetjeve të të pranishmeve dhe firmosi libra për mjaft lexues të interesuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat