Dita e librit në Gjakovë

Kultura

Dita e librit në Gjakovë

Më: 23 prill 2015 Në ora: 14:39

Me organizim të Bibliotekës “Ibrahim Rugova”, sot është shënuar 23 Prilli – Dita Botërore e Librit, me ç’rast nga qytetarë janë dorëzuar falas ekzemplarë të librave si dhuratë për këtë bibliotekë. Njëjtë ka vepruar edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila me kontributin e saj ka dhënë mesazhin për pasurim të fondit për këtë institucion shumë të rëndësishëm arsimor dhe kulturor. “Libri është shoku më i mirë i njeriut dhe nuk duhet asnjëherë ta humbasim apo ta zbehim, asgjë nuk më i rëndësishëm se sa libri dhe nuk e zëvendëson atë, libri na jep një rrugë, një dritë”, ka theksuar kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Ajo më tutje ka kujtuar krijues legjendarë botëror, si Servantes, Shekspiri e mendje tjera të ndritura krijuese edhe nga Gjakova që kanë kontribuar dhe kontribojnë në letërsi që ne si komb të jemi sa më shumë të ndërkomëtarizuar dhe me vlera. Për rëndësinë e kësaj dite dhe kapacitetet që ofron biblioteka “Ibrahim Rugova”, drejtori Engjëll Berisha, ka njoftuar të pranishmit me këndet e lexuesve si dhe potencialet shumë të mira infrastrukturore dhe kadrovike që ofron biblioteka.

Aksioni për të dhuruar një libër bibliotekës do të vazhdojë gjatë tërë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat