Veseli: S’ka nderim më të madh për një popull, se nderimi që i bëhet kulturës

Kultura

Veseli: S’ka nderim më të madh për një popull, se nderimi që i bëhet kulturës

Më: 23 prill 2015 Në ora: 10:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha të enjten me rastin e Ditës së librit se nuk ka nderim më të madh për një popull sesa nderimi që i bëhet kulturës së tij.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sot është dita ndërkombëtare e librit. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë, ngase ishin njerëzit e librit, poetët dhe shkrimtarët rilindës ata që i dhanë jetë vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ne u bëmë komb modern duke mbajtur në duar veprat e tyre.
Sot duhet të jemi krenar që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t’i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore. Kjo më se miri shprehet në vendimin e Kongresit amerikan që mbi Capitol Hill të valëvitet flamuri për nder të veprës së tij.
Nuk ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat