Dy ditë të PriFilmFestit, në azil në Tiranë

Kultura

Dy ditë të PriFilmFestit, në azil në Tiranë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 13:00

PriFilm Fest ne Exile këtë vit, edicionin e tij të shtatë, do ta hapë më larg kryeqytetit kosovar. Problemet me Ministrinë e Kulturës dhe shkurtimi i buxhetit për festivalin me histori ka bërë që ai të udhëtojë për në Tiranë.
Do të jenë gjithsej dy ditë të festivalit në këtë edicion, gjegjësisht në datat 24 e 25 prill.
Festivali PriFilmFest ditën e parë të tij para publikut do të shfaq filmin “Tri dritare dhe një varje”, në kuadër të programit të projeksioneve speciale, film ky që ishte i pari film kosovar që morri të drejtën të jetë i nominuari i shtetit për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në ceremoninë Oscars.
Ndërsa hapja zyrtare e PriFilm Fest n’Exile do të bëhet në orën 20:00, në Tulla Culture Center në Tiranë, ku filmi i parë që do të shfaqet do të jetë “The Photo” nga Jan Erik Nogisto dhe Katrin Maimik.
Ndërsa, në po të njëjtën mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, në kuadër të programit Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut do të prezantohet filmi i metrazhit të gjatë “Love Island” nga Jasmila Zbanic.
Kurse dita e dytë dhe e fundit e PriFilmFest do të fillojë me konferencën për media të filmit “Tri Dritare dhe një varje”. Në orën 13:00 do të jetë PriForum, tryezë e rrumbullaket për të diskutuar rreth temës “Festivalet e filmit – impaktin në zhvillimin e industrisë së filmit dhe imazhin e vendit”, të dy këto aktivitete do të ndodhin në terasën e Kinemasë Mileniumi në Tiranë.
Mbrëmja do të fillojë me prezantimin e filmit “Qetësia e Gjakut” nga Senad Sahmanovic, i cili ishte fitues i Vanessa Redgrave Award për Best Pitch në PriFest në vitin 2013.
Në orën 20:30, në kuadër të programit Letitbe do të prezantohet filmi “Appropriate Behaiviour” nga Desiree Akhavan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat