​Ambasadori shqiptarë në Vatikan, përuron libër në Romë

Kultura

​Ambasadori shqiptarë në Vatikan, përuron libër në Romë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 15:08

Romani "Perëndia mbrapsht dhe e dashura", i Visar Zhitit, i përkthyer italisht me titullin "Il visionario alato e la donna proibita" ("Vegimtari me flatra dhe gruaja e ndaluar"), përurohet në Romë më 22 Prill, në Librarinë e njohur "Fandango", pranë Parlamentit italian.

Për këtë vepër kanë shkruar gazetat e mëdha italiane si "Corriere della Sera" e "Avenire" - media e lidhur me Vatikanin, duke e konsideruar këtë roman një elegji dashurie, pasqyra më e mirë e vuajtjes së grave shqiptare nën diktaturë, në kampe internimi dhe burgje politike, njëkohësisht është dhe romani alucinant për ëndrrën evropiane të shqiptarëve, një udhëtim në kohë e hapësirë, ku ndjehet dhe lufta e Kosovës.

I pranishëm në përurimin e romanit do të jetë edhe vet autori.

Organizatorë janë asociacioni "Occhio blu" me president ambasadorin Mario Bova si dhe botuesi "Rubbettino" me drejtor Luigi Franco.

Më pastaj pritet të diskutojnë dhe kritikja Anna Cenerini Bova, gazetari, shkrimtari dhe kritiku i njohur letrar Renato Minore, përkthyesi i veprës, studiuesi dhe drejtori i katedrës se albanalogjisë në Universitetin "La Sapienza" Elio Miracco si dhe profesori Mauro Geracci, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat