Fitime marramendëse për ‘Furious 7’

Kultura

Fitime marramendëse për ‘Furious 7’

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:29

Filmi ‘Furios 7’ ka arritur shumën prej 1 miliardë dollarë fitimesh në mbarë botën vetëm pas 17 ditësh që është shfaqur për herë të parë. Ky është një moment historik për studion Universal në 103 vitet e themelimit të saj.

‘Furious 7’ renditet ndër 20 filmat që ka arritur këto fitime, përfshirë ‘Titanic’, ‘Avatar’ dhe ‘Transformers: Age Of Extinction’.

Filmi aksion, i cili shënon daljen e fundit të Paul Walker në ekran, ka arritur shumën prej 265.35 milionë dollarë nga shitja e biletave në vend dhe 735.2 milionë dollarë në mbarë botën.

Drejtuesi i 'NBCUniversal Vice", Ron Meyer, ka festuar këtë moment historik me anë të një postimi të bërë ditën e premte.

"Në Univeral ne kemi pasur filma që kanë thyer rekordet, përfshi JURASSIC PARK, DESPICABLE ME dhe seritë e BOURNE, por edhe pse jemi krenarë për ta, ajo çfarë e bën dallimin tek Fast & Furious është origjinaliteti i aktorëve pjesëmarrës”, shkroi Meyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat