Pas shumë njoftime të rrejshme, më në fund lansohet trajleri zyrtar i filmit të shumë pritur “Batman v Superman: Dawn of Justice”
Një histori në të cilën për herë të parë do të mund të shohim së bashku dy superherojtë e famshëm si Batman dhe Superman, transmeton TetovaSot.
Në rolin e Supermanit do të luajë Henry Cavill, ndërsa rolin e Batmanit do ta aktrojë Ben Affleck. Regjisori i filmit është Zach Snyder, ndërsa skenari është shkruar nga David S. Goer dhe Chris Terry. Premiera e Batman v Superman është planifikuar për në 25 mars të vitit të ardhshëm.