Harry Potter 8?

Kultura

Harry Potter 8?

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:11

J.K.Rowling hedh dritë mbi vazhdimin e sagës

Autorja ndodhej në Nju Jork për të promovuar Lumos, fondacionin e saj të ri në ndihmë të fëmijëve jetimë.

“Asnjëherë më mos thuaj kurrë ” mund të jetë motoja kombëtare jozyrtare e skocezëve. Ishte ky titulli tërheqës i filmit James Bond në 1983 i cili solli sërish në skenë Sean Connery-in si personazh kryesor pas 12 vjetësh që nga Diamantet janë përgjithmonë. Dhe tani në një intervistë me Matt Lauer në Today, J.K. Rowling ngacmon fansat duke u shprehur se “Unë gjithmonë kam thenë kurrë mos thuaj kurrë” rreth një libri të tetë Harry Potter. Ajo shton se “Gjithmonë jam shprehur se nuk do të them përfundimisht jo sepse – sepse nuk shoh arsye pse duhet ta them këtë. E di, kjo është bota ime dhe mund të zgjedh t’i rikthehem sërish. Unë i jam rikthyer sërish asaj bote duke shkruar skenarin për Bishat e magjishme dhe ku mund t’i gjejmë ”.

Por para se të emocionoheni, ajo vazhdoi me “Por mendoj që një Harry Potter 8, pas asaj që ndodhi me Herrin, Ronin dhe Hermionën – nuk mendoj se do të ketë”.

Rowling, që shpesh i fut në lojë fansat e saj në Twitter, vërtetoi dhe një në here se ajo e di si funksionon Interneti: “Unë e di që dikush do ta presi këtë pjesë [të videos] e do e fus në Youtube sikur unë ju dhashë shpresë”. (Madje dhe Laueri qeshi që ai vetë e pa përgjigjen si një shenjë shprese).

Autorja ka shkruar skenarin për filmin e parë (nga tre) të Bishat e magjishme dhe ku mund t’i gjejmë i cili pritet të dal në kinema më 18 nëntor të 2016. Filmi bazohet mbi librin shoqërues të serisë së Herri Poterit të botuar në 2001 dhe rendit në formë katalogu një sërë krijesash magjike.

Filmi do të përqëndrohet tek Newton Scamander (rrëfimtari i ngjarjes) dhe të paktën një pjesë e tij do të xhirohet në Nju Jorkun e 1920s. Lajmërimet për zgjedhjen e aktorëve dhe xhirimet do të nisin diku në fund të 2015.

Rowling ndodhet në Nju Jork për të promovuar Lumos, një fondacion i ri për fëmijët e shtëpive të fëmijës. Ajo u shpreh se frymëzimi për organizatën i erdhi në çastin që pa fotografinë e një djali që dukej se ndodhej i mbyllur në kafaz. Ajo pranoi se fillimisht kishte provuar të mos ta shihte fare dhe ishte pikërisht ky reagim që e kishte bërë të ndiente turp nga vetja.

Fondacioni e ka marrë emrin nga magjia që përdoret tek librat e Herri Poterit për të ndriçuar. Rowling u shpreh se ky emër kishte dy kuptime: Për të hedhur dritë mbi këtë problem dhe për të sjellë dritë në jetët e këtyre fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat