"Doruntina" shkon në Nju-Jork (Foto)

Kultura

"Doruntina" shkon në Nju-Jork (Foto)

Më: 16 prill 2015 Në ora: 23:42

Shfaqja “Doruntina” do të shfaqet në Nju-Jork në Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit prill dhe maj 2015. Shfaqja është shkruar nga Matt Opatrny dhe Lirak Çelaj, me regji të Jessica Burr dhe Florent Mehmetit.

Një martesë që i kundërvihet traditës, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që ngrihet nga varri. E frymëzuar nga një legjendë shqiptare, "Doruntina" është një përrallë mitologjike e bazuar te besa e familjes, dashuria e ndaluar dhe fuqia e një premtimi që nuk mund të thyehet kurrë.

Teatrin “ODA” ka bërë një urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organizimi është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Doruntina” është një bashkëprodhim i Teatrit "ODA" dhe “Blessed Unrest” në Nju-Jorku dhe do të shfaqet në teatrin “Interarts” në Nju-Jork dhe në “Emelin” në Mamaroneck, Nju-Jork, nga data 23 prill deri më 10 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat