“Cobra 11” në Shqipëri

Kultura

“Cobra 11” në Shqipëri

Më: 16 prill 2015 Në ora: 21:49

Skena të pazakonta aksioni janë duke u xhiruar këto ditë në Tiranë, shpesh nën syrin kurioz të qytetarëve.

Bëhet fjalë për telefilmin e suksesshëm gjerman “Cobra 11, Policia e autostradës”. Çdo vit në fund të çdo sezoni të telefilmit, produksioni realizon një version kinematografik të tij. Pjesë e ngjarjeve të këtij versioni, të titulluar “Vendetta”, zhvillohen edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Proteagonistët e “Cobra”, Erdogan Atalay dhe Vinzenz Kiefer, qe interpretojne komisaret e policisë ndodheshin këto ditë në Shqipëri.

“Cobra 1” transmetohet që prej vitit 1996 në vende të ndryshme të Europës, mes të tjerash Gjermani, Austri, Itali, Francë, Spanjë, Belgjikë, Suedi por edhe në Meksikë, Kinë e Indi.

Sipas produksionit, qeveria gjermane ka vënë në dispozicion vetëm për realizimin e telefilmit, një autostradë prej rreth 20 km, për të realizuar skenat e aksioneve.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat