Artisti nga New York-u viziton Kosovën

Kultura

Artisti nga New York-u viziton Kosovën

Nga: Diana Bunjaku Më: 16 prill 2015 Në ora: 13:43

Dashamirët e artit, do të kenë mundësi ta takojnë nga afër artistin amerikan, Ari Benjamin Meyers i cili kësaj radhe ka zgjedhur Galerinë Kombëtare të Kosovës, për të mbajtur një ligjëratë rreth rrugëtimit dhe ndërtimit të tij prej artisti. Ligjërata e tij, do të fillojë të enjten (sot) rreth orës 19:00 në GKK.

Artisti nga Neë York-u i lindur më 1972 jeton dhe punon në Berlin. Në punën e tij Meyers,ishte trajnuar si kompozitor dhe dirigjent në Shkollën “Juilliard, Universitetin Yale” dhe në “Institutin Peabody”,në të cilat kishte shqyrtuar strukturat dhe proceset që e ridefinojnë natyrën performative, atë pjesëmarrëse dhe kalimtare të muzikës.

Ekspozitat dhe projektet e tij të fundit personale përfshijnë “Black Thoughts” Esther Schipper (2013),“Chamber Music (Vestibule)” Berlinische Galerie (2013-2014), “Mutual Life Company” Theater der Ëelt, Mannheim (2014) “Symphony X (installation version)” KË Berlin dhe K21 Dusseldorf (2014).

Mayers njëheresh ishte edhe drejtor muzikor i shfaqjes së inskenuar grupore "Il Tempo del Postino" kuruar nga Hans Ulrich Obrist dhe Philippe Parreno (Festivalit Ndërkombëtar Manchester, 2007 dhe Art Basel, 2009).

Artisti amerikan, që nga ajo kohë, ka bashkëpunuar ngushtë me një numër të madh të artistëve, duke përfshirë këtu edhe Saâdane Afif, Dominique Gonzalez-Foerster, Anri Sala, Tino Sehgal e shumë të tjerë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat