Shkencore, muzika ju bën lexues më të mirë

Kultura

Shkencore, muzika ju bën lexues më të mirë

Më: 15 prill 2015 Në ora: 22:07

Për dekada, mësuesit, shkencëtarët dhe kërkuesit kanë kuptuar se nxënësit që u bien instrumenteve muzikore, priren të shkëlqejnë në fushën akademike. Fjalori, leximi, arsyetimi dhe aftësitë e vëmendjes janë disa prej tyre. Mirëpo arsyeja që mund ta shpjegonte këtë kishte mbetur një mister.

Nina Kraus, drejtore në Laboratorin e Neuroshkencës Auditive në Universitetin Veriperëndimor në Illinois, SHBA ka shpenzuar gjithë jetën e rrethuar nga muzika. Sot, ajo po studion sesi edukimi muzikor mund të rrisë plasticitetin natyral të trurit, ose përshtatshërinë, që studentët të ndihmohen për të përmirësuar aftësitë e leximit.

“Avantazhi i muzikantit” ka qenë i vështirë për t’u studiuar. Shpesh, trajnimi muzikor kërkon udhëzime individuale, të cilat janë të mundura vetëm për fëmijët me status të lartë social-ekonomik. Që do të thotë se, kërkuesit nuk mund të thoshin me saktësi nëse ishte muzika përgjegjëse për arritjet e tyre akademike. Kraus ishte thuajse e sigurt se kishte diçka të veçantë kur bëhej fjalë për muzikën. Ashtu si truri ndryshon në mënyra pozitive ku merret me veprimtari që kanë kuptim, ashtu edhe muzika mund të ofronte përfitime unike.

“Aftësitë muzikore dhe gjuhësore bazohen në përpunimin e tingujve. Edhe pse leximi nuk konsiderohet një aktivitet primar auditiv, bazat e saj ndodhen te kuptimi që u jep fëmija inputeve auditive, për të lokalizuar tingujt e të folurit”, thotë ajo. “Shumë prej aspekteve të përpunimit të tingujve që mungojnë te fëmijët me dëmtime gjuhësore dhe të të mësuarit forcohen tek ata që marrin trajnim muzikor. Ndërhyrjet me muzikë kanë qenë të suksesshme në trajtimin e problemeve të leximit, po ashtu”, shton Kraus.

Kraus dhe kolegët e saj morën disa studentë nga shkolla e mesme dhe u matën aftësitë e të lexuarit, Koeficientit të Inteligjencës dhe shpejtësinë e aktivizimit të nervave përgjegjëse për dëgjimin. Një grup u regjistrua në kurse muzike, kurse tjetri në një trajnim për zyrë. Kur u vu re aftësia e trurit për të koduar të folurit, dy vjet më vonë, u pa një diferencë e madhe: fëmijët e trajnuar në muzikë dhanë përgjigje më të shpejta ndaj stimujve të zhurmshme. Truri i tyre ishte përshtatur dhe përmirësuar dhe ishte muzika ajo që e kishte bërë diferencën.

Efektet shkojnë përtej shkollës së mesme. Beniamin Rich Zendel, neuroshkencëtar në Universitetin e Montrealit gjeti se trajnimi muzikor përmirëson rezultatet e moshës së tretë në dallimin e të folurit, kur bëhet zhurmë. Edukimi muzikor u jep formë qarqeve nervore, të cilt ndihmojnë komunikimin midis njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat