Pianisti Derek Paravicinin përformon të hënën në Prishtinë

Kultura

Pianisti Derek Paravicinin përformon të hënën në Prishtinë

Më: 15 prill 2015 Në ora: 19:00

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë do të sjellë në Prishtinë pianisti nga Londra Derek Paravicinin i cili do të përformoj të hënë në Prishtinë. Koncorti është planifikuar që të fillojë në orënë 19:00 dhe do të mbahet në hotelin Emerald.

Pianisti Paravicinin është me autizëm si dhe cilësohet si një gjeni në piano. Duke qenë se është i verbër, ai luan duke u bazuar tërësisht në të dëgjuar. Repertori i tij përbëhet nga mijëra pjesë nga zhanri xhaz, pop dhe muzika e lehtë klasike.

Ky koncertë ka për qëllim prezantimin e Autizmit dhe Talenteve si dhe mbledhjen e fondeve. Hyrja në këtë koncertë do të kushtojë 30 Euro, pasi me këto para parashihet që të shkojnë për ofrimin e shërbimeve profesionale për autizëm ndërsa pagesa mund të bëhet tek hyrja apo drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të organizatës.

Për ata të cilët preferojnë që pagesën të bëjnë për mesë xhirollogarinë bankare të organizatës ky është numri në të cilin mund të bëjnë pagesën: Xhirollogaria:ProCredit Bank Account No: 1180003412000197./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat