QKK hapë konkursin për projekte filmike 2015

Kultura

QKK hapë konkursin për projekte filmike 2015

Më: 15 prill 2015 Në ora: 16:53

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2015. Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015.

Me rreth 750 mijë euro buxhet synohet të mbështeten projektet filmike të metrazhit të gjatë, filmat e regjisorëve debutant, filmat dokumentar, të shkurtër, filmat e animuar si dhe zhvillimi i skenareve.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të QKK-së, Veton Nurkollari u shpreh: “Hapja e konkursit për mbështetjen e projekteve filmike nga ana e QKK-së paraqet një lajm të mirë për filmbërësit dhe kompanitë prodhuese nga Kosova. Shpresoj të ketë sa më shumë projekte interesante dhe kualitative në konkurs.”

Risi e këtij konkursi është mundësia e aplikimit të regjisorëve debutant, të cilët mund të aplikojnë me projektet e tyre, vlera e të cilëve nuk duhet të jetë mbi 60 mijë euro. Afati i realizimit është i kufizuar në një vit.
Gjithashtu, aplikim të drejtpërdrejtë mund të bëjnë edhe projektet për zhvillim skenari.

Në të njejtën kohë është hapur edhe konkursi për regjistrimin e kompanive filmike në QKK i cili do të jetë i hapur gjatë tërë vitit. Regjistrimi në QKK i kompanive filmike është parakusht për të aplikuar për fonde në QKK.

Koha e fundit për aplikim është data 29 Maj 2015. Për më shumë info rreth konkursit vizitoni www.qkk-rks.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat