12 autorë fitojnë çmimin për Letërsi nga Bashkimi Evropian

Kultura

12 autorë fitojnë çmimin për Letërsi nga Bashkimi Evropian

Më: 15 prill 2015 Në ora: 13:16

Carolina Schutti nga Austria, Luka Bekavac nga Kroacia, Gaëlle Josse nga Franca, Edina Szvoren nga Hungaria, Donal Ryan nga Irlanda, Lorenzo Amurri nga Italia, Undinė Radzevičiūtė nga Lituania, Ida Hegazi Høyer nga Norvegjia, Magdalena Parys nga Polonia, David Machado nga Portugalia, Svetlana Žuchová nga Slovakia dhe Sara Stridsberg nga Suedia janë 12 fituesit e sivjetmë të çmimit evropian për Letërsi i cili ndahet nga Bashkimi Evropian.

Të gjithë fituesit marrin shpërblimin prej 5 mijë eurosh, si dhe do të promovohen në disa shtete evropiane. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të bëhet gjatë muajit qershor në Bruksel.
Komisioneri për Kulturë i Bashkimit Evropian, Tibor Navracsics tha se letërsia i hap mendjet e njerëzve.
“Me këtë çmim ne duam ti shpërblejmë më të mirët, ata të cilët letërsinë po e shohin në korniza të tjera. Do të vazhdojmë ti përkrahim autorët e shteteve evropiane, sepse qëllimi kryesor i letërsisë është të thyejmë tabutë dhe kufinjtë fizikë” shton Navracsics.KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat