Aksident i rëndë në Tiranë...apo një skenë xhirimi filmi?

Kultura

Aksident i rëndë në Tiranë...apo një skenë xhirimi filmi?

Më: 14 prill 2015 Në ora: 18:52

Teksa kohët e fundit kemi parë që nëpër pika të ndryshme të Tiranës janë ngritur disa skena për xhirimet e filmave, e fundit ka qenë ajo e paradites së sotme. Një makinë e cila nga shpejtësia përplasej dhe pësonte disa rrotullime në mesin e rrugës, ka tërhequr vëmendjen dhe ka krijuar idenë se aty ndodhi një aksident i rëndë.

Persona të cilët janë ndodhur aty gjatë realizimit të kësaj skene, kanë njoftuar menjëherë policinë dhe mediat të cilët më vonë kanë mësuar se aty po zhvilloheshin xhirimet e një filmi.
Në videon amatore, e cila është hedhur menjëherë në youtube duket qarë alarmimi i kalimtarëve të gjendur aty, kur makina ka pësuar disa rrotullime në rrugë.
Ata janë qetësuar kur kanë parë kamerat dhe ekipin e xhirimit dhe kur kanë mësuar se aty po zhvilloheshin vetëm xhirimet për realizimin e një filmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat