“Sonata” shpërblehet në San Francisco Film Awards

Kultura

“Sonata” shpërblehet në San Francisco Film Awards

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:32

Filmi i metrazhit të shkurtër “Sonata”, me regji të Durim Kryeziut dhe skenar të Ben Apollonit, është vlerësuar me çmimin Honorable Mention në festivalin e filmit San Francisco Film Awards.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Sonata”, me regji të Durim Kryeziut dhe skenar të Ben Apollonit, mbështetur në romanin e Leon Tolstoy-t, është vlerësuar me çmimin Honorable Mention në festivalin e filmit San Francisco Film Awards.

Regjisori i filmit i ka thënë KultPlus se çmimi i fituar në Kaliforni ka qenë i pritur, mirëpo e ka bërë regjisorin të lumtur. Ai e ka realizuar filmin në kuadër të Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

“Në muajin e parë të aplikimit filmi është pranuar në disa festival si: “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec-Shqipëri, “River film festival” në Italy dhe “Three cities film festival and Conference” që organizohet në tre vende New York City, Santo Domingo, Dominican Republic, Los Angeles, CA”, ka thënë ai.

Filmi ka për temë qendrore dashurinë e dy njerëzve me personalitete kundërthënëse. Luajnë aktorët Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat