Qendra Kinematografike e Kosovës, me Këshill të ri

Kultura

Qendra Kinematografike e Kosovës, me Këshill të ri

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:51

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka emëruar këtë të martë Këshillin drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës, të përbërë nga 5 anëtarë.

Këshilltari i ministrit Shala, Vehbi Miftari ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit, të emëruar nga ministri, janë Agim Selimi, Veton Nurkollari, Selman Jusufi, Ilir Gjocaj dhe Zethane Gimolli, si përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës.

Emërimi Këshillit drejtues të QKK-së vjen pas shkarkimit të këshillit parakrak, me ardhjen në detyrë të ministrit Kujtim Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat