'Arratisja e trupit' përmes fotografisë artisti që shkrin trupin me natyrën

Kultura

'Arratisja e trupit' përmes fotografisë artisti që shkrin trupin me natyrën

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:42

Jean Paul Bordier është një profesor i dizajnit dhe fotografisë. Ai ka punuar si dizajner i prodhimit në 7 filma.

Puna e tij është përqëndruar gjithmonë te e bukura dhe gjeometria e trupit njerëzor. Në këtë koleksion fotografish të titulluar “ Arratisjet e trupit”, Bourdier kombinon peisazhet dhe trupin njerëzor pa përdorimin e manipulimeve dixhitale për të krijuar një bashkim vizual midis të dyjave.

Ndërsa shumë fotografë kanë zgjedhur përdorimin e kamerave dixhitale për të krijuar këtë lloj iluzoni optik, Bourdier zgjodhi fotografinë klasike. Ai arrin ti realizojë këto vepra duke lyer trupin e njerëzve që pozojnë në to, me ngjyrat e sfondit dhe peisazhit që dëshiron të evidentojë.

Artisti shprehet se është frymëzuar kryesisht nga veprat e piktorëve të vjetër e se ndarjet sociale apo shfrytëzimi i tokës janë në thelbin e preokupimeve të tij.

Por ai ka vite që punon me tema si uniteti i qiellit dhe tokës, vdekjes, trupave fluturues. “Tani, unë jam duke ecur në rrugën e paraardhësve”- shprehet artisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat