Që në lashësi ekzistonte ndarja e rrugës me sense, arekeologët sapo e vërtetuan këtë

Kultura

Që në lashësi ekzistonte ndarja e rrugës me sense, arekeologët sapo e vërtetuan këtë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 21:51

Rruga e parë me dy korsi është zbuluar nga kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në zonën e qytetit të lashtë Anavarza në afërsi të fshatit Dilekkaya në qytetin turk Adana.
Kjo llogaritet si rrugua e parë me dy korsi në kohët e lashta, e cila ishte vendosur mbi shtylla, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatih Gulsen, pedagog i departamentit arkeologjik të fakultetit në Universitetin Cukurova, tha për AA se rruga ishte e gjatë 2.700 metra. Sipas tij, bëhet fjalë për rrugën më të madhe të kohërave të lashta që është zbuluar deri më sot.

Periudha më e lavdishme e qytetit antik Anavarza ishte rreth shekullit të 3-të deri në shekullin e 5-të. Gulsen thotë se ky qytet i lashtë ishte vendi më i rëndësishëm për kampe në kohët romake në zonën e Mesdheut lindor.

“Në qytetin e lashtë Anavarzi shihen gjurmë kulturore të qytetërimeve të ndryshme helene, romake, bizantine dhe të periudhës osmane. Rruga me dy korsi është zbuluar me ndihmën e kërkimeve shkencore. Specifikë e saj është se kjo paraqet rrugën e parë dhe më të madhe të zbuluar ndonjëherë dhe që ekzistonte që nga kohërat e lashta”, tha Gulsen.

Rruga, sikurse shpjegon Gulsen, është ngritur mbi shtylla të cilat u zbuluan gjatë shekullit të kaluar. Janë zbuluar 1.360 shtylla. Ai gjithashtu theksoi se në 3-4 vitet e ardhshme, rreth 250 metra të rrugës do të jetë e hapur për vizitorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat