Shkololli ftohet në ndarjen e çmimeve Princess Margriet

Kultura

Shkololli ftohet në ndarjen e çmimeve Princess Margriet

Më: 30 mars 2015 Në ora: 19:07

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Erzen Shkololli, është ftuar të marrë pjesë nesër, më 31 mars 2015, në ndarjen e Çmimeve Princess Margriet tё Fondacionit Kulturor Evropian.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Erzen Shkololli, është ftuar të marrë pjesë nesër, më 31 mars 2015, në ndarjen e Çmimeve Princess Margriet tё Fondacionit Kulturor Evropian, fituesit e të cilit janë shpallur nga Fondacioni Kulturor Evropian (EFC) dhe janë Athens Biennale (Athinë, Greqi) dhe Visual Culture Research Center (Kiev, Ukrainë).

Shkololli ishte gjithashtu përgjegjës për të nominuar kandidatë për edicionin e këtij viti të çmimit Princess Margriet.

Ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimit do të mbahet nё Bruksel ndërsa juria e çmimit përbëhet nga Bojana Cvejiç, (dramaturge, teoriciente performancesh dhe krijuese, Bruksel), Chris Dercon (Drejtor në Tate Modern, Londër), Christian Esch (Drejtor në NRË Kultursekretariat, Ëuppertal), Rana Zincir Celal (Menaxhere e Programit, Columbia Global Qendrat në Turqi dhe Anëtare e Bordit Ekzekutiv Anadolu Kultur Istanbul), Saskia van Stein (Drejtore artistike në Bureao Europa, Maastricht).

Vendimet per çmime kjo juri i ka marr në tetor të vitin 2014, ku dakorduan njëzëri për të dhënë Çmimin e edicionit të 2015 këtyre dy iniciativave të guximshme kulturore bazuar në Athinë dhe Kiev. Çmimi do të paraqitet në ceremoninë që do të mbahet më 31 mars 2015 në Bruksel dhe do të përfshijë një shumë prej 25.000 € për të dy laureatët.

Ky çmim prestigjioz i ndahet çdo vit artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve evropian të cilët punojnë drejt ndryshimit shoqëror dhe drejt një peizazhi artistik ndërkulturor në Evropë. Ky çmim ndahet që nga viti 2008 duke vlerësuar personat që me punën e tyre nё fushën e artit, literaturës, muzikës, filmit, aktivizmit kulturor dhe medias sjellin vetëdije kolektive të mendimit kritik dhe rrjedhimisht ndryshime pozitive shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat