Aksion dhe romancë në DokuKino

Kultura

Aksion dhe romancë në DokuKino

Më: 30 mars 2015 Në ora: 00:28

DIVERGENT dhe THE LONGEST RIDE janë filmat që do të shfaqen së shpejti në DokuKino

Ky dyjavësh në kinemanë e Prizrenit sjell dy filma që i përshijnë të gjithë; ata që e donë aksionin dhe ata që e donë romancën. Muajin mars padyshim që jemi duke e mbaruar me një nga filmat më të pritur të kohëve të fundit, si nga aspekti i stories që zhvillohet, ashtu edhe për nga efektet e jashtëzakonshme 3D. është fjala për sekuencën e dytë të filmit DIVERGENT, e që quhet INSURGENT. “Do të jeni dëshmitarë të një përformance rrëqethëse, më të mirë së cilido efekt special i kompjuterizuar, kur do ta shihni kthimin e një aktoreje në një yll të vërtetë” shkruan Robbie Collin për Telegraph-in.

Ai është duke folur për Shailene Woodley që luan rolin e Tris Prior, një gjashtëmbëdhjetë vjeqare që urren të shfaq dobësi. Sa herë që storia e filmit fillon të tendoset sado pak, ju e shihni karakterin kryesor me qëndrimin dhe vetëpërmbajtjen e saj, dhe siguroheni që gjithçka do të jetë në rregull. E që në të shumtën e rasteve nuk është aspak në rregull. Derisa koncepti qendror i një shoqërie të segmentuar sipas tipareve të karakterit mund të duket i çuditshëm, regjisori i filmit, Robert Schwentke e mban nivelin e aksionit mjaftueshëm sa për të na mbajtur të hutuar, me skena të shkrira jashtëzakonisht mirë me njëra-tjetrën, që përfshijnë edhe ato të llojit që e mbajnë audiencën duke dëshiruar më shumë.
Në film do ta shihni që AJO që shkëlqen është padyshim Woodley me karakterin e saj të “lideres së rebeluar” që më së shumti na bind për emocionet e saj me mimikat e jashtëzakonshme, shkruan kultplus.

Krahas saj, edhe Miles Teller si Peter dhe Theo James si Four e japin maksimumin për rolin e tyre. Insurgent në formatin 3D fillon të shfaqet më 31 mars, çdo natë në ora 19:00 dhe në ora 22:00 në kinemanë e Prizrenit, DokuKino. E më 9 prill lajmi i mirë vjen për adhuruesit e Nicholas Sparks. Filmi i bazuar në novelën më të shitur, THE LONGEST RIDE në qendër të storjes ka dashurinë e Luke dhe Sophia. Derisa përballen me probleme të lidhjes së tyre për shkak të idealeve kontradiktore, ata e krijojnë një lidhje krejtësisht të papritur me Ira, memoriet e të cilit lidhur me romancën e tij që ka zgjatur me dekada, e inspirojnë çiftin. Ky film përfshinë historinë e dy brezave dhe dy dashurive me shumë sfida dhe shpërblime. The Longest Ride fillon të shfaqet me 9 prill në ora 19:30 ne Dokukino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat