Kthehet 007 me James Bondin

Kultura

Kthehet 007 me James Bondin

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:14

Është bërë publike një video e shkurtër e filmit të radhës për James Bondin që titullohet “Spectre”.

Daniel Craig është sërish në rolin e agjentit sekret në filmin që është i 24-ti në serinë e përgjithshme për ‘007’.

Është hera e katërt që Craig e portretizon Bondin, ndërsa në ekipin e aktorëve luajnë edhe yje, si Ralph Fiennes, Ben Whishaw, Rory Kinnear, Naomie Harris, Christoph Waltz, Lea Seydoux, Monica Bellucci, Dave Bautista, Andrew Scott e Stephanie Sigman.

Sam Mendes është regjizori, ndërsa premiera është në 6 nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat