Zyrtarë të lartë të BE-së vizituan Galerinë e Arteve të Kosovës

Kultura

Zyrtarë të lartë të BE-së vizituan Galerinë e Arteve të Kosovës

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:36

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh nënkryetarja e Komisionit Evropian , Federica Mogherini, së bashku me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbogar, vizituan dje Galerinë Kombëtare të Kosovës ku u mirëpriten nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli. Të shoqëruar nga Drejtori i GKK-së, Shkololli, Mogherini dhe Žbogar patën rastin të informohen rreth punës së deritashme të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe projekteve më të reja të saj dhe njëherësh të shohin ekspozitën e fotografes, Lala Meredith Vula të titulluar ‘Kujtesë Gjaku’, që është momentalisht e hapur ne Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat