Aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Kultura

Aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:06

Për herë të parë Biblioteka Kombëtare bëhet pjesë e aktiviteteve botërore kushtuar librit për fëmijë në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë.

Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
Duke iu përgjigjur interesimit gjithnjë e më të madh të fëmijëve për aktivitete të tilla, si dhe duke iu përshtatur kalendarit shkollor në vend, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap Javën e saj të Letërsisë Fëminore më 26 mars, me lexime të ndryshme, të përzgjedhura nga vepra e Andersenit, si dhe e shumë autorëve të tjerë të letërsisë për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat