Peja bëhet me kalendar kulturor për vitin 2015

Kultura

Peja bëhet me kalendar kulturor për vitin 2015

Më: 26 mars 2015 Në ora: 19:47

Është realizuar kalendari kul-turistik për qytetin e Pejës.

Ky kalendar përmban të gjitha aktivitetet kulturore, turistike dhe mjedisore që zhvillohen në qytetit e Pejës gjatë vitit 2015.

Ngjarje dhe aktivitete që organizohen nga institucionet e pavarura të kulturës, qeveria lokale, komuniteti kulturor etj.

Duke u nis nga fakti që Peja ka organizime por i mungon promovimi, ky kalendar ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin lokal të Pejës përmes promovimit dhe strukturimit të këtyre 30 aktiviteteve turistike e kulturore të qytetit, duke synuar edhe ngritjen e cilësisë tek aktivitetet ekzistuese dhe inkurajimin e aktiviteteve të reja kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat