Mustafa Arapi me ekspozitë në Galerinë Qahili

Kultura

Mustafa Arapi me ekspozitë në Galerinë Qahili

Më: 23 mars 2015 Në ora: 13:11

Piktori nga Tirana, Mustafa Arapi ekspozon punën e tij në Galerinë Qahili. Ekspozita e radhës e titulluar “Relax” do të hapet me 27 mars 2015 në ora 19:00.
Në këtë ekspozitë piktori do të prezantojë 100 punime – vizatime, punë të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tij studimore në vend, rajon dhe Evropë. Kjo ekspozitë organizohet nga Galeria Qahili, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill 2015.
Arapi është shpërblyer me shumë çmime si dhe veprat e tij gjenden në shumë koleksione private dhe Muze. Arapi ka lindur në vitin 1950 në Tiranë ndërsa ekspozitat e tij janë hapur në Francë, Egjipt, Turqi, Hungari, Itali, Maqedoni e Holandë.
Deri më tani, Galeria Qahili ka organizuar ekspozita të ndryshme, kolektive dhe personale si dhe një koloni në Luginë të Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat