Izer Aliu regjisori shqiptar që po triumfon në Skandinavi

Kultura

Izer Aliu regjisori shqiptar që po triumfon në Skandinavi

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:25

I thjeshtë, gati-gati praktik në atë që thotë dhe këmbëngulës në atë që do. Ky është Izer Aliu regjisori shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Norvegji.

Regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia rrëfen për jetën në një nga vendet skandinave, edhe projektet e tij të ardhshme. Diku nga vera, Aliu do të sjellë për publikun një film të ri, ndërsa pas tij do të nisë xhirimet për një tjetër, i cili sipas tij nuk është realizuar kurrë më parë në Ballkan.

Puna e palodhur dhe dëshira për të shprehur këndvështrime të ndryshme të botës, e kanë shpërblyer regjisorin shqiptar me çmime ndërkombëtare. Izer Aliu më shumë krenar në jetën e tij është për faktin e të qenit baba dhe urren shumë të flas për veten e tij. Ndoshta kjo është edhe arsyeja sepse bën filma, për t’u treguar njerëzve se kush është, në vend që ta thotë këtë.

Ai ka rreth 31 vjet që jeton në Skandinavi, në Norvegji dhe në Suedi. Por si e ka nisur karrierën e tij artistike? “Unë gjithmonë kam pëlqyer që të shkruaj histori, qysh kur ishte fëmijë. Kam studiuar në fushën e medias, ndërsa isha në gjimnaz, por më vonë kam studiuar kryesisht Studime Teorike, si marrëdhënie mdërkombëtare, retorik, shkenca komunikimi dhe shkenca politike.

Por kjo nuk ishte me të vërtetë çfarë unë kërkoja. Në fakt, kur isha më i ri kam patur një karrierë premtuese në politikë. Gjithashtu, në kohën time të lirë kam bërë punë vullnetare. Gjatë gjithë kësaj kohe realizoja filma, më së shumti për qejf. Kështu ishte deri në mesin e të 20-ve të mija, derisa vendosa plotësisht që të bëhem regjisor. Jam i lumtur për çdo vendim timin të mirë apo të keq, sepse ato më dhanë të sotmen”.

Filmat e tij të parë ishin filma guerile. “I detyrova miqtë dhe familjen që të qëndronin përpara kamerës, kemi xhiruar me kamera të vogla, DV. Kur isha ende duke studiuar, takova një zonjë që do të ishte shumë e rëndësishme në vazhdimin e karrierës sime si regjisor. Ajo është Sylvia Ingemarsdotter, ajo përdori Ingmar Bergmans si redaktor. Falë saj unë vazhdova studimet në një nga shkollat e filmit më të mirë në botë. Filmi im i parë më kujtohet që ishte më i sakti. E dija se çfarë doja dhe e dija se duhet të isha sa më kreativ, në atë që thoja”.

Ajo që për të është më e rëndësishmja, është fakti që audienca ta kuptojë filmin ashtu si ai e ka shprehur atë. “Gjëja më e bukur rreth filmit është që të shkoj për të manipuluar shikuesin, aq sa ata të mendojnë se e kanë ndjerë atë që duan, duke luajtur me emocionin, si kompozitori me notat e muzikës”.

Sa e vështirë është që të futet një regjisor i ri në tregun norvegjez dhe më gjerë? A ka qenë e vështirë për Izerin?

“Mendoj se asgjë në jetë nuk është e vështirë nëse përpiqeni të jeni cilësor. Me filmin, ju nuk mund të gënjeni. Nuk keni nevojë për një CV, apo një fjalë të mirë nga një mik, nëse keni cilësi. Publiku nuk gënjen. Ai ose e pëlqen një film, ose jo. Si një i huaj në Norvegji natyrisht nuk mund të mos jetë një problem përfaqësimi apo prezantimi. Një norvegjian do të bëjë filma, që janë kulturalisht më afër norvegjezëve dhe për këtë arsye ka më shumë gjasa për të shkuar përpara. Por duke qenë se unë jam rritur këtu, ndihem dhe jam i bekuar se jam me shumë kombësi. Jam shqiptar nga Maqedonia dhe një qytetar norvegjian që flet suedisht. Ndjej se është fat për mua është që njoh gjithë këto kultura të përziera. Nëse ju i shikoni këto gjëra si problem, ato ndoshta mund të jenë, por mundohem të gjej një zgjidhje për çdo gjë. Në Norvegji për dy vjet me radhë kam qenë i nominuar për çmime për filmat e mi të shkurtër, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Kam qenë i nominuar për çmimin “Amanda” dy herë dhe kam fituar vetëm një herë, çmimi më i lartë në Norvegji. Me filmat e mi kam fituar besimin e kolegëve norvegjez, që duan të tregojnë histori. Jo histori shqiptare, norvegjeze apo suedeze. Thjesht histori. Njerëzit janë njerëz, nuk ka rëndësi se nga janë. Për çmimet që ka marrë thotë se, ka filluar që të humbas në udhën e shpërblimeve apo çmimeve, pasi ato janë kombëtare dhe ndërkombëtare. “Dua të them se ndjehesh i madh kur fiton. Kjo është vlefshmëria pasi keni bërë diçka që prek njerëzit, në fund të fundit, kjo është gjithçka që dua të bëj. Unë dua që njerëzit të shohin botën përmes syve të mi. Kjo është e gjitha regjia”.



Karriera

Izer Aliu është regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia i renditur ndër 10 regjisorët më të mirë në Skandinavi. Aliu jeton dhe punon prej vitesh në Norvegji duke vjelur sukseset e punës së tij në kinematografi. Ai është diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion në të cilin pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet. Suksesin regjisori shqiptar e ka arritur me filmin e tij të shkurtër “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain), me të cilin ka fituar 11 çmime, përfshirë edhe çmimin e parë në Norvegji në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër për vitin 2013. Ai ka fituar çmimin “Karrigia e artë”, ndërsa për çmimin “Ora e qelqit” për skenarin Oskar më të mirë, ka qenë kandidat me filmin “Ta mbrojmë malin”. Projekti i tij i ardhshëm është për fëmijët e emigrantëve të rinj që rriten në Suedi. Filmi që do të bëjë më pas është një film, që dëshiron ta xhirojë në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat