Promovohet libri “Oazat e jetës “ të autores Nazmije Zekolli-Mema

Kultura

Promovohet libri “Oazat e jetës “ të autores Nazmije Zekolli-Mema

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:57

Me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Vushtrri, u bë promovimi i librit të parë me poezi të autores Nazmije Zekolli – Mema që mban titullin “Oazat e jetës”.

“Mprehtësinë e penës së krijueses Nazmije Zekolli e pata hetuar që në fillim të viteve të 80-ta. Atëbotë, ishte kohë e pa kohë, dhe në ato rrethana frymëzënëse, edhe Nazmije Zekolli ndonëse e re në moshë, përmes vargut të saj, nxirrte vrer e helm kundër hasmit karpartian që na kishte nxirë jetën “tha ne fillim të këtij promovimi Bedri Tahiri, redaktor i librit.

Duke folur para një numri të madh të adhuruesve të fjalës së shkruar që kishin ardhur me këtë rast, Tahiri tha se bota poetike e poetes Zekolli është origjinale dhe depërton thellë në ndërdijen e heronjve të saj lirikë, duke përcjell ndjenja të veçanta emocionuese edhe tek lexuesit, sukses të gjitha vështirësitë dhe me guxim ia del.

Ndërkaq, Remzije Zekolli, recensioniste e këtij libri, ka thënë se nuk e ka pasur lehtë të shkruaj recensionin për njeriun që me punën dhe angazhimin e saj e bëri të ta donë edhe vet dhe ta shkruaj poezinë.

Poetja Zekolli-Mema nuk është e panjohur në letërsinë tone. Qindra e qindra krijime të saj janë botuar ne revistat dhe periodikun shqiptarë, por shkaku i humbjes të dorëshkrimeve të saj, një thesari të mahnitshëm poezish, vetëm tash ka arritur të botojë librin e parë, tha në mes të tjerash Remzije Zekolli.

Drejtoresha për Kulturë, Rinis dhe Sport, Shpresa Rama, vlerësoi organizimin e kësaj veprimtarie si një event jo thjesht kulturor , por edhe një pasuri që i shtohet letërsisë shqipe. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat