Vepra e Donika Rudit interpretohet në Belgjikë

Kultura

Vepra e Donika Rudit interpretohet në Belgjikë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 20:15

Kompozitorja Donika Rudi ka bërë të ditur se së shpejti do të jepet premiera e veprës së saj të re, “LUX SIT”, në Bruksel të Belgjikës.

Kompozitorja Donika Rudi ka bërë të ditur se së shpejti do të jepet premiera e veprës së saj të re, “LUX SIT”, më 11 mars në një koncert të organizuar nga institucioni i muzikës elektroakustike/akusmatike “Musiques & Recherches”, në Bruksel të Belgjikës.

Kompozitorja ka publikuar lajmin në rrjetin social Facebook, ku gjithashtu ka bërë të ditur se vepra e saj do të interpretohet nga Sophie Delafontaine, krahas veprave të 14 kompozitorëve të tjerë, shkruan Kultplus.

Koncerti në fjalë është i përvitshëm dhe kryesisht prezanton premiera nga anëtarë të Shoqatës së Kompozitorëve të Muzikës Elektroakustike Belge “FEBEME”, anëtare e së cilës është edhe vetë Rudi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat