Mirush Kabash dhe Margarita Xhepa, në Pejë

Kultura

Mirush Kabash dhe Margarita Xhepa, në Pejë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:10

Mirush Kabashi, Margarita Xhepa dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria do të jenë këtë të shtunë në qytetin e Pejës.

Mirush Kabashi, Margarita Xhepa dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria do të jenë këtë të shtunë në qytetin e Pejës, me rastin e një programi kulturor që qyteti i Pejës e ka planifikuar me rastin e festimit të 7 marsit – Ditës së Mësuesit.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Pejës, Engelbert Zefaj, thotë për KultPlus se qyteti i Pejës si vend i traditave dhe vend i kulturës është shumë krenar për vizitën e këtyre dy emrave të mëdhenj të artit shqiptar.

“Jemi shumë të kënaqur që për Ditën e mësuesit në qytetin tonë do të jenë prezentë disa nga emrat më të mëdhenj të artit shqiptar, e në mesin e tyre do të jenë edhe Mirush Kabashi dhe Margarita Xhepa” , tha Zefaj.

“Programi do të jetë modest, mirëpo ajo që vlen të thuhet është se do të jetë një program shumë i pasur kulturalisht” tha ndër të tjera Zefaj.
Ky program është organizuar nga Forumi Demokratik i Gruas por që është mbështetur edhe nga Kuvendi Komunal i Pejës.
Të ftuarit e këtij programi do të jenë njerëzit nga fusha e kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë
Ky program kulturor do të mbahet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00 në Teatrin e Qytetit - “Istref Begolli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat