​Kosova prezantohet në panairin “FOODEX” në Tokio të Japonisë

Kultura

​Kosova prezantohet në panairin “FOODEX” në Tokio të Japonisë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 12:27

Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve nga Kosova, janë duke marrë pjesë në panairin “FOODEX 2015” i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.

Gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre si dhe janë duke realizuar takime të ndryshme për të krijuar bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi i ushqimit dhe pijeve “FOODEX 2015” është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2800 ekspozues nga 78 regjione nga mbarë bota, me rreth 76.000 vizitorë. Ky panair është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.

Pjesëmarrja në panairin “FOODEX 2015” është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, JETRO (Japan External Trade Organization) dhe JICA (Japan International Cooperation Agency).

Panairi “FOODEX 2015” mbahet në Tokio të Japonisë në datat 3-6 mars 2015./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat