Hapet ekspozita e skulptorit të ri, Burim Jakupi

Kultura

Hapet ekspozita e skulptorit të ri, Burim Jakupi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 07:51

Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e rradhës të titulluar "Mbulimet dhe formësimet skulpturale" të skulptorit të ri, Burim Jakupi.

“Kjo është ekspozita e parë personale dhe një sfidë e re në rrugëtimin e Burim Jakupit si artist i gjeneratës së re."

"Ky prezantim i tij në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është një nismë e paraqitjes së punimeve edhe për publikun e gjerë, jashtë Fakultetit të Arteve” shprehet kuratori i kësaj ekspozite, prof. Ismet Jonuzi.

Ekspozita do të hapet sot në ora 19:00 dhe mbyllet me 28 Mars në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, objekti të Qafa në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat