“Chappie”, premierë botërore në Kino ABC

Kultura

“Chappie”, premierë botërore në Kino ABC

Më: 5 mars 2015 Në ora: 00:57

Kinemaja e vetme e kryeqytetit, Kino ABC, duke filluar nga dita e enjte (5 mars) sjellë premierën botërore të filmit “Chappie” me regji të Neill Blomkamp dhe me aktorët Sharlto Copley, Hugh Jackman, Dev Patel, Sigourney Weaver.

“Chappie”, film i zhanrit fantastiko-shkencor, aksion e aventurë bën fjalë për Capin, një fëmijë plot dhunti. Ai do të ndikohet nga shumë rrethana, të mira dhe të këqija. Për të mbetur gjallë, ai duhet të varet nga ndjenjat e tij që të bëhet i zoti i vetes.

Por, ai dallon në një gjë nga të tjerët: ai është robot. Është roboti i parë që ndien dhe që mund të mëndojë. Jeta e tij në këtë film, do ta ndryshojë mendimin që kanë njerëzit për robotët dhe për njerëzimin.

Ndryshe, në Kino ABC vazhdojnë të shfaqen filmat “Annie”, “KINGSMAN: The Secret Service”, “Tinker Bell and the Legend of Neverbeast”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat