Nisin përgatitjet e Chopin Fest Prishtina

Kultura

Nisin përgatitjet e Chopin Fest Prishtina

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:29

Festivali i muzikës klasike në Prishtinë, Chopin Piano Fest Prishtina, ka filluar përgatitjet e edicionit të gjashtë me radhë, i cili mbahet nga 10 deri më 26 prill.

Edhe këtë vit parashihet një seri e recitaleve në piano, nga pianistë të mirënjohur vendorë dhe ndërkombëtar të cilët ofrojnë performanca artistike të repertorit më të njohur botëror sa i përket instrumentit të pianos.

Gjithashtu, në program do të ketë edhe pjesë për piano nga repertori kontemporan i kompozitorëve nga Shqipëria, Kosova, Spanja, Armenia dhe Polonia.

Në faqen e festivalit në Facebook, organizatorët kanë publikuar videon e një pianisti të ri i cili do të mbajë koncertin e hapjes:

Chopin Piano Fest filloi të mbahej në vitin 2010 në Prishtinë, për të shënuar 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit të mirënjohur polak. Në këtë festival kanë interpretuar pianistët me famë botërore Peter Donohoe, Janina Filakowska, pastaj pianistet tona të njohura Ardita Statovci dhe Alberta Troni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat