Ismail Kadare: Vetë-censura po e shkatërron letërsinë

Kultura

Ismail Kadare: Vetë-censura po e shkatërron letërsinë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:15

I lindur në Gjirokastër të Shqipërisë, më 1936, Ismail Kadare fillimisht është njohur për poezitë e tij, të cilat për herë të parë iu publikuan kur ishte vetëm 12 vjeç. Në vitin 1963, u botua romani i tij i parë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Në vitin 1981, “Pallati i Ëndrrave”, një kritikë e vogël ndaj regjimit komunist, u ndalua menjëherë pas botimit.
Kadare më vonë kërkoi azil politik në Francë (1990) pasi kishte dhënë deklarata në favor të demokracisë. Librat e tij u përkthyen në mbi 30 gjuhë. Ai e ndau kohën e tij në mes të Francës dhe Shqipërisë.

FT: Kush është lexuesi juaj i përkryer?

Kadare: Një lexues që e pëlqen Dante Alighieri por që nuk lejon që ai t’i del në rrugë për tu kënaqur me Don Kishotin (Don Quixote) – sikurse ai që e lexon Shakespeare e din se nuk e pengon asgjë që ta lexojë Kafka-n.

FT: Përse hani teksa shkruani?

Kadare: Unë filloj të shkruaj pas mëngjesit, rreth orës 10. Pasi që nuk punoj më shumë se dy orë në ditë, unë pi vetëm kafe, asgjë tjetër.

FT: Çfarë ju bën juve më së shumti krenar nga shkrimet tuaja?

Kadare: “Pallati i ëndrrave”. Është shkruan në vitin 1980 dhe është botuar një vjet më vonë, gjatë periudhës më të errët të tiranisë së Shqipërisë. Ishte një libër në kundërshtim me atë tirani.

FT: Prej çka frikësoheni?

Kadare: Kam krijuar një trup të punimeve letrare gjatë një periudhe të sistemeve politike diametralisht të kundërta: një tirani që ka zgjatur për 35 vjet (1955-1990), dhe 20 vjet në liri. Në të dyja rastet, gjëja që ka mundur ta shkatërrojë letërsinë është ajo e njëjta: vetë-censura.

FT: Cilat libra i mbani në tavolinën pranë shtratit të gjumit?

Kadare: Libra që në të vërtet nuk i hapi, por që vet prezenca e tyre rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë është goxha e ndryshme nga përvoja e të lexuarit të tyre, të cilën mund ta bëjë ndonjëherë tjetër. Por është ndjenja ajo që më nevojitet.

FT: A keni rutinë të të shkruarit?

Kadare: Në mes të orës 10 të mëngjesit dhe mesditës, çdo ditë. Në Paris, gjithnjë punoj në kafenenë e njëjtë. Në Tiranë, kjo është e pamundshme, për shkak të kureshtjes së njerëzve.

FT: Cili libër ua ka ndryshuar jetën?

Kadare: “Macbeth”. E lexova kur isha 11 vjeç. Edhe pse nuk e kuptoja të gjithën, më pëlqente aq shumë sa që fillova ta shkruaja të gjithën me dorë. Një vjet më vonë, desha të bëja të njëjtën gjë me Hamletin, i cili, megjithatë, ishte edhe më i pakuptueshëm për mua.

FT: Si relaksoheni?

Kadare: Shëtis. Në Paris, shëtis nëpër Kopshtet e Luksemburgut (Luxembourg Gardens), të cilat janë në anën tjetër të shtëpisë sime. Në Shqipëri, gjatë verës, në bregdet.

FT: Kush ka qenë ndikimi juaj letrar?

Kadare: Tre gadishujt evropianë: Apeninet me Danten; Ballkani me tragjeditë greke dhe baladat mesjetare shqiptare; dhe Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikë (Shakespeare). Literatura ruse dhe ajo e Evropës qendrore (Kafka).

FT: Kur e kuptuat se do të bëheni shkrimtar?

Kadare: Kur isha 12 vjeç. Pasi që ajo që shkruaja ishte e pavlerë, ishte e lehtë ta mendoje vetën si një shkrimtar të rëndësishëm. Më vonë, ishte e kundërta. Romani i fundit i Ismail Kadaresë është “The Accident (Canongate)”

Intervsitoi: Luke Sampson për "Financial Times"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat