Bob Dylan lanson videoklip, cover i Frank Sinatra-s

Kultura

Bob Dylan lanson videoklip, cover i Frank Sinatra-s

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:56

Bob Dylan ka publikuar këngën cover “The Night We Called It a Day”, origjinale nga Frank Sinatra në vitin 1940,

Bob Dylan ka publikuar këngën cover “The Night We Called It a Day”, origjinale nga Frank Sinatra në vitin 1940, me një videoklip bardhë e zi që rrëfen për një trekëndësh dashurie. Kënga është pjesë e albumit me këngë cover, “Shadows of the Night”.

Në video, krahas Dylan luan aktori Robert Davi, ndërsa këta të dy luftojnë për dashurinë e një valltareje. Gjërat nuk përfundojnë mirë dhe gjithçka i ngjan një realitetit mafioz të viteve të 40-ta.

Davi ka qenë bashkëprotagonist në shumë projekte të Sinatra-s, sipas Rolling Stone. Femme fatale e këtij videoklipi është aktorja Tracy Phillips, kurse regjisor është Nash Edgerton.

“Ishte një privilegj të realizosh këtë album. Kam dashur të bëjë diçka të tillë për një kohë të gjatë por nuk kam qenë mjaftueshëm i guximshëm për t’i shndërruar këngët me aranzhime 30 anëtarëshe në bende me pesë anëtare”, ka thënë Dylan.

Këngën dhe videoklipin mund ta shikoni këtu:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat