Hapet konkursi i parë rajonal për tregim të shkurtër

Kultura

Hapet konkursi i parë rajonal për tregim të shkurtër

Më: 3 mars 2015 Në ora: 21:49

Biber është konkursi i parë rajonal për tregim të shkurtër, që është hapur sivjet për të gjithë autorët dhe autoret e afirmuar dhe atyre që nuk kanë botuar deri tani por që shkruajnë në gjuhë shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate e serbe.

Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001.

“Duam t’i thërrasim autorët dhe autoret që të mendojnë për pajtimin në një mënyrë të re dhe kreative dhe të na frymëzojnë me tregime të cilat shkojnë përtej paragjykimeve ekzistuese dhe armiqësive të rrënjosura, tregime të cilat i shtyjnë kufijtë. Dhe me këtë, mbase do t’ua japin shtysën e duhur shoqërive tona”, thuhet në komunikatë.

Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla ndërsa jurinë e përbëjnë Doruntina Basha, Faruk Shehic dhe Bojan Krivokapic.

Konkursi organizohet nga ekipi Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë dhe është i hapur deri me 6 shtator 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat